Gazeta italiane “Corriere della Sera” në një artikull për samitin euro-aziatik në fund të shkrimit futi një fjali që delegacioni shqiptar nuk qëndroi, por iku në një kazino.
Kaq u desh që Partia Demokratike të vendos në punë të gjithë strukturat e veta. Sipas të dhënave, Luli urdhëron Orielën të shkojë në bashki të marrë tekstin dhe të dalë në konferencë.
Berisha shkruan një artikull të gjatë në Facebook dhe thotë: “Të dashur miq, këto ditë u zhvillua në Milano samiti Europë – Azi ku merrnin pjesë më të mëdhenjtë e dy kontinenteve. Mediat italiane bëjnë me dije se shumica e delegacionit shqiptar braktisi Samitin dhe shkoi për të luajtur bixhoz në kazinotë e Sanremos, natyrisht me paratë e qytetarëve. Ky është një turp kombëtar. Mjerë vendi kush e përfaqëson atë”.
Ditën tjetër, gazeta e përgënjeshtron këtë fjali dhe thotë që Shqipëria nuk ka pasur fare delegacion në Milano.
Mirëpo, opozita as që e vuri ujin në zjarr që të bëjë një përgënjeshtrim. Berishës i kërkojnë që ta thotë një fjalë për këtë, por ai s’reagon.
Disa e pyesin që si ka mundësi që edhe ambasadori në Itali është i PD, dhe nuk i bën një telefonatë që ka a s’ka delegacion. Apo vajmedet…! Po mos u nxito o Sali, mos u nxito, se ke kohë…

po ik ti more trap dhe drejtoje kete vend se e drejton bukur ti por mundesisht gjeji nje vend per ministre daskares se edhe ajo e ben se e mban gjuhen si pilok jashte