Berisha bën akuza për delegacionin imagjinar dhe nuk kërkon falje

redaktor

Gazeta italiane “Corriere della Sera” në një artikull për samitin euro-aziatik në fund të shkrimit futi një fjali që delegacioni shqiptar nuk qëndroi, por iku në një kazino.

Kaq u desh që Partia Demokratike të vendos në punë të gjithë strukturat e veta. Sipas të dhënave, Luli urdhëron Orielën të shkojë në bashki të marrë tekstin dhe të dalë në konferencë.

Berisha shkruan një artikull të gjatë në Facebook dhe thotë: “Të dashur miq, këto ditë u zhvillua në Milano samiti Europë – Azi ku merrnin pjesë më të mëdhenjtë e dy kontinenteve. Mediat italiane bëjnë me dije se shumica e delegacionit shqiptar braktisi Samitin dhe shkoi për të luajtur bixhoz në kazinotë e Sanremos, natyrisht me paratë e qytetarëve. Ky është një turp kombëtar. Mjerë vendi kush e përfaqëson atë”.

Ditën tjetër, gazeta e përgënjeshtron këtë fjali dhe thotë që Shqipëria nuk ka pasur fare delegacion në Milano.

Mirëpo, opozita as që e vuri ujin në zjarr që të bëjë një përgënjeshtrim. Berishës i kërkojnë që ta thotë një fjalë për këtë, por ai s’reagon.

Disa e pyesin që si ka mundësi që edhe ambasadori në Itali është i PD, dhe nuk i bën një telefonatë që ka a s’ka delegacion. Apo vajmedet…! Po mos u nxito o Sali, mos u nxito, se ke kohë…

Share This Article
1 Comment
  • po ik ti more trap dhe drejtoje kete vend se e drejton bukur ti por mundesisht gjeji nje vend per ministre daskares se edhe ajo e ben se e mban gjuhen si pilok jashte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *