Shtëpia e at Gjergj Fishtës, e rrënuar

redaktor

Fshati Fishtë i Komunës së Blinishtit në rrethin e Lezhës ruan ende dëshmi të poetit, atdhetarit dhe françeskanit At Gjergj Fishta edhe 73 vjet pas vdekjes së tij.

Mbi një nga kodrinat e fshatit, edhe sot e kësaj dite gjendet shtëpia ku poeti Fishta kaloi një pjesë të viteve të fëmijërisë.

VOA ka transmetuar një reportazh për këtë shtëpi, por nga fotoja e botuar duket qartë gjendja e saj e rrënuar.

Në vitin 1877, kur Fishta ishte vetëm 6 vjeç, familja e tij u shpërngul nga shtëpia ku Fishta u lind për t’u vendosur në këtë shtëpi.  Rreth një kilometër larg kesaj shtëpie, ku Fishta kaloi 6 vite të jetës së tij, mbi një lëndinë të gjelbëruar, gjenden edhe themelet e shtëpisë ku lindi poeti.  

Kjo shtëpi ka nevojë urgjente për restaurim.

Megjithse e shpallur si “Monument Kulture”, ajo tashmë është e pabanueshme dhe drejt degradimit të plotë. Prej 15 vitesh  këtu nuk jeton askush, pasi pronarët e shtëpisë janë larguar drejt emigracionit.

Përgjegjësi i  sektorit të Monumenteve të Kulturës për Qarkun  e Lezhës, i thotë VOA-s:

Muret më të vjetër të kësaj shtëpie i përkasin vitit 1877. Siç e shikoni, dritaret edhe dyert janë shumë të dëmtuara. Çatia ka ardhur duke u amortizuar, gjë që ka shkaktuar edhe dëmtimin e mureve në katin e dytë. Aktualisht jemi në negociata me disa donatorë kosovarë për restaurimin.

Por ai shton se procedurat për miratimin e fondeve kanë hasur në shumë burokraci.

Fishta është një nga franceskanët e përndjekur nga diktatura komuniste dhe varri i tij, sipas dëshmive të at Zef Pllumit, u dhunua gjatë aksionit për prishjen e kishave dhe xhamive.

Share This Article
5 Comments
  • Ka mbi 24 vjet qe politika mundohet te dallohet . Flasin per Gjergj Fishten sikur qe ia din vleren. Ja deshmia reale.

  • O moj shqipni e mjera shqipni
    kush te ka qitun me krye n’hi
    kjo poezi vlen per kete gjendje
    Po kush pra e ka katandisur ne kete gjendje?
    Le te dalin e ti shohim, jo ne ekrane ku dalin perdite por aty perpara ku skane asnje justifikim

  • Ne te vertete ajo nuk eshte shtepia e At.Gjergj Fishtes.Ajo ka qene bashkengjitur kesaj ndertese,ne pjesen perendimore.Para pak vitesh eshte rrenuar plotesisht.Keqardhje per pergjegjesin e Monumenteve te Kultures te Qarkut te Lezhes qe :
    1.Nuk e di apo nuk do ta dije se shtepia e Fishtes nuk eshte ajo.
    2.Megjithate ajo shtepi eshte shpallur Monument Kulture,dikur kane thene:”Mbrohet nga shteti,jo nga donator…kushdo e ngado qofshin.
    3.Nese mendoni se s’ka kush e mbron,e keni gabim,Mrizi i Zanave pret e percjell “miq”te shumte cdo dite.Sipas zakonit,ai qe mbane e trashegon emrin,kujdeset per varrin e per vendin.Paste “faqen e bardhe”.Vecse te mos harroje se eshte edhe “Hylli i Drites”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *