Fshati Fishtë i Komunës së Blinishtit në rrethin e Lezhës ruan ende dëshmi të poetit, atdhetarit dhe françeskanit At Gjergj Fishta edhe 73 vjet pas vdekjes së tij.
Mbi një nga kodrinat e fshatit, edhe sot e kësaj dite gjendet shtëpia ku poeti Fishta kaloi një pjesë të viteve të fëmijërisë.
VOA ka transmetuar një reportazh për këtë shtëpi, por nga fotoja e botuar duket qartë gjendja e saj e rrënuar.
Në vitin 1877, kur Fishta ishte vetëm 6 vjeç, familja e tij u shpërngul nga shtëpia ku Fishta u lind për t’u vendosur në këtë shtëpi. Rreth një kilometër larg kesaj shtëpie, ku Fishta kaloi 6 vite të jetës së tij, mbi një lëndinë të gjelbëruar, gjenden edhe themelet e shtëpisë ku lindi poeti.
Kjo shtëpi ka nevojë urgjente për restaurim.
Megjithse e shpallur si “Monument Kulture”, ajo tashmë është e pabanueshme dhe drejt degradimit të plotë. Prej 15 vitesh këtu nuk jeton askush, pasi pronarët e shtëpisë janë larguar drejt emigracionit.
Përgjegjësi i sektorit të Monumenteve të Kulturës për Qarkun e Lezhës, i thotë VOA-s:
Muret më të vjetër të kësaj shtëpie i përkasin vitit 1877. Siç e shikoni, dritaret edhe dyert janë shumë të dëmtuara. Çatia ka ardhur duke u amortizuar, gjë që ka shkaktuar edhe dëmtimin e mureve në katin e dytë. Aktualisht jemi në negociata me disa donatorë kosovarë për restaurimin.
Por ai shton se procedurat për miratimin e fondeve kanë hasur në shumë burokraci.
Fishta është një nga franceskanët e përndjekur nga diktatura komuniste dhe varri i tij, sipas dëshmive të at Zef Pllumit, u dhunua gjatë aksionit për prishjen e kishave dhe xhamive.

Mos ja humbni shtepine sic i humbet eshtrat viganit te letrave shqipe!
Ka mbi 24 vjet qe politika mundohet te dallohet . Flasin per Gjergj Fishten sikur qe ia din vleren. Ja deshmia reale.
O moj shqipni e mjera shqipni
kush te ka qitun me krye n’hi
kjo poezi vlen per kete gjendje
Po kush pra e ka katandisur ne kete gjendje?
Le te dalin e ti shohim, jo ne ekrane ku dalin perdite por aty perpara ku skane asnje justifikim
Ne te vertete ajo nuk eshte shtepia e At.Gjergj Fishtes.Ajo ka qene bashkengjitur kesaj ndertese,ne pjesen perendimore.Para pak vitesh eshte rrenuar plotesisht.Keqardhje per pergjegjesin e Monumenteve te Kultures te Qarkut te Lezhes qe :
1.Nuk e di apo nuk do ta dije se shtepia e Fishtes nuk eshte ajo.
2.Megjithate ajo shtepi eshte shpallur Monument Kulture,dikur kane thene:”Mbrohet nga shteti,jo nga donator…kushdo e ngado qofshin.
3.Nese mendoni se s’ka kush e mbron,e keni gabim,Mrizi i Zanave pret e percjell “miq”te shumte cdo dite.Sipas zakonit,ai qe mbane e trashegon emrin,kujdeset per varrin e per vendin.Paste “faqen e bardhe”.Vecse te mos harroje se eshte edhe “Hylli i Drites”
Mire te pakten qe paska drita, dhe e dyta deshirojme ti shpetoj I.N.U.K.