Zakonisht ndodh që në festa kombëtare politikanët dhe figurat publike që marrin pjesë nëpër ceremoni vishen me ngjyrat e flamurit. Mirëpo ka dhe raste përjashtimi.
Siç shihni në këtë foto, dy zonjat janë Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Etjona Hoxha, prefekte e Qarkut Vlorë. Të dyja kanë veshur një kombinim verdhë e zi. Nuk kuptohet nëse e kanë bërë me llaf këtë apo ka qenë rastësi.
Gjithsesi do të kuptonim rastësinë nëse do ishin të dyja kuqezi siç edhe janë ngjyrat e flamurit. Po të shikoni me vëmendje drejtuesit e shtetit burra, janë të treguar më të kujdesshëm edhe sa i përket simbolikës. Apo mos janë ndryshuar ngjyrat e flamurit?!

Se mos e kan pasur mendjen te flamuri….
Keto nuk kujdesen per ngjyrat eFlamurit,kujdesen vetem per ‘lookun’ e tyre :mimi hôte se e kuqja nuk shkon me floket e sa ,kaq!