Burrat, më të vëmendshëm në veshje?

Dita

Zakonisht ndodh që në festa kombëtare politikanët dhe figurat publike që marrin pjesë nëpër ceremoni vishen me ngjyrat e flamurit. Mirëpo ka dhe raste përjashtimi.

Siç shihni në këtë foto, dy zonjat janë Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Etjona Hoxha, prefekte e Qarkut Vlorë. Të dyja kanë veshur një kombinim verdhë e zi. Nuk kuptohet nëse e kanë bërë me llaf këtë apo ka qenë rastësi.

Gjithsesi do të kuptonim rastësinë nëse do ishin të dyja kuqezi siç edhe janë ngjyrat e flamurit. Po të shikoni me vëmendje drejtuesit e shtetit burra, janë të treguar më të kujdesshëm edhe sa i përket simbolikës. Apo mos janë ndryshuar ngjyrat e flamurit?!

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *