‘Rrahën policin e qarkullimit’, policia arreston autorin

Dita

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar njërin prej personave të përfshirë në rrahjen e një punonjësi policie pasditen e djeshme.

Mësohet se  Vladimir Gjuta, banues në Tiranë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë goditur efektivin e policisë, ndërsa bëhet e ditur se i arrestuari njihej më parë për vepra të ndryshme penale.

Policia e Tiranës ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Vladimir Ferit Gjuta, i moshës 34 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 8­klasë, i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale. Arrestimi i tij u bë sepse më datë 06.12.2014, në rrugën “Dervish Hima” në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë fyer, kërcënuar dhe goditur për motive të dobëta për shkak të detyrës punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor shtetasin A.V. Neni 237/25 i K.Penal”,thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Share This Article
4 Comments
  • Kane goditur per shkak te detyres,kaq mjafton,nuk na duhen motivet e tjera,kur qellohet polici me kane goditur edhe mua,pike.

  • Dy rruge ka ,ose ligjin do ta bejne hunde derrat ose sheteti me polici e ligje.Deri sa te fitoje plotesisht ligji e shteti mbi hundederrat e kriminelet (qe u duket vehtja si te forte ) do te vuajme ca.Kete po ben tani min, e rendit,kete duan qytetaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *