Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar njërin prej personave të përfshirë në rrahjen e një punonjësi policie pasditen e djeshme.
Mësohet se Vladimir Gjuta, banues në Tiranë, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë goditur efektivin e policisë, ndërsa bëhet e ditur se i arrestuari njihej më parë për vepra të ndryshme penale.
“Policia e Tiranës ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Vladimir Ferit Gjuta, i moshës 34 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 8klasë, i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale. Arrestimi i tij u bë sepse më datë 06.12.2014, në rrugën “Dervish Hima” në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë fyer, kërcënuar dhe goditur për motive të dobëta për shkak të detyrës punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor shtetasin A.V. Neni 237/25 i K.Penal”,thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Kane goditur per shkak te detyres,kaq mjafton,nuk na duhen motivet e tjera,kur qellohet polici me kane goditur edhe mua,pike.
Po ky polici a eshte I armatosur po qe se po pse e mban koburen ..?Kush qellon policin meriton plumbin ballit,,,!
mos folni kot se nuk i njihni bossat
Dy rruge ka ,ose ligjin do ta bejne hunde derrat ose sheteti me polici e ligje.Deri sa te fitoje plotesisht ligji e shteti mbi hundederrat e kriminelet (qe u duket vehtja si te forte ) do te vuajme ca.Kete po ben tani min, e rendit,kete duan qytetaret.