Merrte 1500 euro për vërtetime false, akuzohet për korrupsion ish-drejtori i shkollës

Dita

Prokuroria e rrethit Fier bën të ditur se ish- drejtori i shkollës “Adem Vrapi” në Fier akuzohet për korrupsion pasiv pasi jepte vërtetime për përfundimin e gjimnazit në këmbim të shumtave të ndryshme të parave.

Bashkë me ish-drejtorin janë kallëzuar penalisht edhe 3 punonjëse të Drejtorisë Arsimore Fier që akuzohen për shpërdorim detyre.

Policia e Shtetit, rezulton se shtetasi Faik Beqaj, në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.

Në të njëjtën kohë bëhet e ditur se shtetaset Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj, specialiste në Drejtorinë Arsimore Fier, akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Share This Article
1 Comment
  • o nikolla foli mendjes se 70% te drejtoreve i ke te sali berishes ku vete iku dhe viti i dyte i qeverisies

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *