Prokuroria e rrethit Fier bën të ditur se ish- drejtori i shkollës “Adem Vrapi” në Fier akuzohet për korrupsion pasiv pasi jepte vërtetime për përfundimin e gjimnazit në këmbim të shumtave të ndryshme të parave.
Bashkë me ish-drejtorin janë kallëzuar penalisht edhe 3 punonjëse të Drejtorisë Arsimore Fier që akuzohen për shpërdorim detyre.
Policia e Shtetit, rezulton se shtetasi Faik Beqaj, në pozicionin e drejtorit të shkollës së mesme, plotësonte vërtetime fiktive për shtetas të ndryshëm për përfundimin e studimeve të gjimnazit, në këmbim të shumave të ndryshme të parave.
Në të njëjtën kohë bëhet e ditur se shtetaset Valbona Mitro, Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj, specialiste në Drejtorinë Arsimore Fier, akuzohen për “shpërdorim detyre”.
o nikolla foli mendjes se 70% te drejtoreve i ke te sali berishes ku vete iku dhe viti i dyte i qeverisies