Prokuroria mbyll hetimet për Nazimen: Vrau me paramendim

anazapta

Prokuroria mbyll hetimin ndaj Nazime Vishës. Organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë dosjen në ngarkim të 18-vjeçares, e cila akuzohet për vrasje me paramendim. Në dosje, prokuroria thotë se gjendet sqarimi mbi akuzën e formuluar, në të cilën është arritur duke hedhur dritë mbi disa momente të lidhjes së vajzës me Fiqiri Muçën. Sipas prokurorisë, në foto e gjetura në telefonin e viktimës, tek Nazimja nuk dallohet asnjë element i dhunës apo detyrimit.

“Mes provave të do të dërgohen në Gjykatë ndodhen disa dhjetëra foto, të hedhura në një CD, por disa prej tyre janë printuar nga ana e Prokurorisë. Fotot janë imazhe të fiksuara me kamerën e celularit të Fiqiri Muçës gjatë kohës së qëndrimit me Nazimen në ditët kur e akuzuara kishte ikur nga shtëpia. Fotot e nxjerra nga celulari i Fiqiri Muçës përbëjnë një provë se në momentin e largimit nga banesa, 18- vjeçarja nuk ka qenë e detyruar apo e rrëmbyer”, thonë burimet nga Prokuroria.
Një tjetër pikë kyçe e historisë sipas akuzës është prishja e fejesës së Nazimes me një të ri nga Vaqarri, i cili e mori vendimin për t’u ndarë pasi mori vesh se çfarë kishte ndodhur 18-vjeçares dhe Fiqiri Muçës.

Ndërsa vetë e akuzuara është shprehur se e ka kryer krimin si hakmarrje ndaj abuzimit me të. “Kam vrarë përdhunuesin”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, familjarët e saj kanë kërkuar një dënim të lehtë për 28-vjeçaren.

 

Historia

Nazime Visha vrau me armë zjarri Fiqiri Muçën në 13 gusht 2012. Ajo deklaroi pas krimit se e vrau 45-vjeçarin pasi ai tentoi ta rrëmbente. Nazimja i tha policisë se ai e kishte përdhunuar  që në moshë të mitur. Fiqiri Muça ishte vëllai i burrit të motrës së Nazimes, çka bëri që ata të shoqëroheshin për një kohë të gjatë pa ngjallur dyshime. Në dhjetor të 2011, Nazimja u fejua pa dëshirën e saj por me këmbënguljen e familjes. Por fejesa u prish pak kohë më pas. Në deklarimet e saj para hetuesve, Nazimja tha se Fiqiriu e kishte kërcënuar të mos lidhej me asnjeri, çka e detyroi t’i jepte fund fejesës. Një tjetër fakt që prokuroria ka mundur të provojë është mes viktimës dhe Nazimes ka pasur për një kohë relativisht të gjatë marrëdhënie seksuale.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *