Motra e mbretit të Spanjës shkon para gjykatës për krime fiskale

Dita

Familja mbretërore e Spanjës shprehu sot respektin e saj më absolut për pavarësinë e drejtësisë, pas vendimit të një gjykatësi që të ridërgojë para gjykatës motrën e mbretit Filipi VI, Dona Cristina, për krime fiskale.

Jose Castro, gjyqtari i gjykatës së Palma de Majorkas, i ngarkuar me këtë çështje, vlerësoi në raportin e dorëzuar sot se Cristina ka bashkëpunuar me bashkëshortin e saj Inaki Urdangarin për kryerjen e dy krimeve fiskale.

Përveç çiftit edhe 15 persona të tjerë preken nga kjo aferë.

Familja mbretërore kishte garantuar edhe më parë respektimin e vendimit gjyqësor në kuadër të këtij hetimi, që zgjati katër vite, për shembull kur gjykatësi kishte konfirmuar shkurtin e kaluar dënimin e Cristinas dhe të burrit të saj.

Mbreti Filipi VI, që hipi në fron në qershor, mbajti distance me motrën e tij.

Ajo ishte një nga mungesat e mëdha gjatë ceremonisë së kurorëzimit dhe nuk merr pjesë në asnjë akt zyrtar që ka lidhje me familjen mbretërore, që përbëhet nga mbreti, mbretëresha dhe dy fëmijët e tyre.

Madje, sipas medias spanjolle, mbreti është përpjekur që ta bindë motrën e tij të heqë dorë nga të drejtat e saj dinastike pasi në teori ajo mund të vazhdojë të ketë pretendime për fronin.

Share This Article
2 Comments
  • SI ka mundesi qe vetem ne vendin tone nuk shkon ne dyert e gjykates kalamajte e mbretit Sali dhe vete ai per vjedhje shkatrime vrasje poshtersi nga me te ndryshmet po te ishte ne ndonje vend tjeter duhet te ishte denuar me varje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *