Familja mbretërore e Spanjës shprehu sot respektin e saj më absolut për pavarësinë e drejtësisë, pas vendimit të një gjykatësi që të ridërgojë para gjykatës motrën e mbretit Filipi VI, Dona Cristina, për krime fiskale.
Jose Castro, gjyqtari i gjykatës së Palma de Majorkas, i ngarkuar me këtë çështje, vlerësoi në raportin e dorëzuar sot se Cristina ka bashkëpunuar me bashkëshortin e saj Inaki Urdangarin për kryerjen e dy krimeve fiskale.
Përveç çiftit edhe 15 persona të tjerë preken nga kjo aferë.
Familja mbretërore kishte garantuar edhe më parë respektimin e vendimit gjyqësor në kuadër të këtij hetimi, që zgjati katër vite, për shembull kur gjykatësi kishte konfirmuar shkurtin e kaluar dënimin e Cristinas dhe të burrit të saj.
Mbreti Filipi VI, që hipi në fron në qershor, mbajti distance me motrën e tij.
Ajo ishte një nga mungesat e mëdha gjatë ceremonisë së kurorëzimit dhe nuk merr pjesë në asnjë akt zyrtar që ka lidhje me familjen mbretërore, që përbëhet nga mbreti, mbretëresha dhe dy fëmijët e tyre.
Madje, sipas medias spanjolle, mbreti është përpjekur që ta bindë motrën e tij të heqë dorë nga të drejtat e saj dinastike pasi në teori ajo mund të vazhdojë të ketë pretendime për fronin.

SI ka mundesi qe vetem ne vendin tone nuk shkon ne dyert e gjykates kalamajte e mbretit Sali dhe vete ai per vjedhje shkatrime vrasje poshtersi nga me te ndryshmet po te ishte ne ndonje vend tjeter duhet te ishte denuar me varje
Spanja nuk paska demokraci .Le te vijne ne Shqiperi te marin disa leksjone nga Luli .