RD e pranon: Rruga e Kombit u ka kushtuar 1 miliard euro shqiptarëve

redaktor

Partia Demokratike ka pranuar së fundi se Rruga e Kombit u ka kushtuar sa qimet e kokës shqiptarëve. Në një lajm të botuar sot në gazetën Rilindja Demokratike me titull “Shqiptarët do paguajnë për të tretën herë Rrugën e kombit”, thuhet shprehimisht se “…kemi kostot e shqiptarëve për pagesën e kredisë dhe shpenzimeve të buxhetit prej 1 miliard eurosh për ndërtimin e kësaj rruge…”, duke pranuar për herë të parë atë që PD nuk e ka pranuar ndonjëherë, në një kohë kur qeveria e Berishës është akuzuar gjithmonë se ka shpenzuar tre-fishin për ndërtimin e ca kilometrave rrugë.

Lajmin në fjalë rikonfirmohet edhe nga lapsi.al, një portal i krijuar së fundi nga drejtori i Përgjithshëm i ABC News, mbeshtetes i forte i PD ne opozite. “Shqiptarët në Shqipëri do të paguajnë për herë të tretë për Rrugën e Kombit. Pas taksës “Majko”, e destinuar për fillimin e kësaj rruge, por që ndryshoi destinacion nga qeveria “Nano”, kostot e shqiptarëve për pagesën e kredisë dhe shpenzimeve të buxhetit prej 1 miliard eurosh për ndërtimin e kësaj rruge dhe tash së fundmi pagesën për mirëmbajtjen e saj që do të jetë e përhershme”, shkruan lapsi.al.

4

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *