Partia Demokratike ka pranuar së fundi se Rruga e Kombit u ka kushtuar sa qimet e kokës shqiptarëve. Në një lajm të botuar sot në gazetën Rilindja Demokratike me titull “Shqiptarët do paguajnë për të tretën herë Rrugën e kombit”, thuhet shprehimisht se “…kemi kostot e shqiptarëve për pagesën e kredisë dhe shpenzimeve të buxhetit prej 1 miliard eurosh për ndërtimin e kësaj rruge…”, duke pranuar për herë të parë atë që PD nuk e ka pranuar ndonjëherë, në një kohë kur qeveria e Berishës është akuzuar gjithmonë se ka shpenzuar tre-fishin për ndërtimin e ca kilometrave rrugë.
Lajmin në fjalë rikonfirmohet edhe nga lapsi.al, një portal i krijuar së fundi nga drejtori i Përgjithshëm i ABC News, mbeshtetes i forte i PD ne opozite. “Shqiptarët në Shqipëri do të paguajnë për herë të tretë për Rrugën e Kombit. Pas taksës “Majko”, e destinuar për fillimin e kësaj rruge, por që ndryshoi destinacion nga qeveria “Nano”, kostot e shqiptarëve për pagesën e kredisë dhe shpenzimeve të buxhetit prej 1 miliard eurosh për ndërtimin e kësaj rruge dhe tash së fundmi pagesën për mirëmbajtjen e saj që do të jetë e përhershme”, shkruan lapsi.al.


beni qefe more hajduta boni;;;; se nuk ka qeveri ;;;nuk ka gjukate nuk ka njerez qe bejne mire punen ;;;por ka vetem te korruptuar ;;;; kjo eshte shqiperia ;;
Mos harroni zbritni 260 miljon € qe vjedhi Lulzime (Gita) Basha me Berrishen.