Janë 179 udhëtarë që mungojnë në apel nga ata që janë shpëtuar prej tragetit Norman Atlantic – raporton agjensia italiane e lajmeve ANSA.
Bilanci provizor zyrtar i tragjedisë aktualisht është 11 viktima.
Mbrëmë në darkë ka mbërritur në portin e Brindizit anija San Giorgio, me rreth 200 persona në bord.
Gjatë natës është marrë në pyetje në Bari komandanti i Norman Atlantic, Argilio Giacomazzi.
Për rreth 5 orë e gjysëm ai u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve.
Ai akuzohet për vrasje të shumëfishtë – raporton ANSA.
