Norman Atlantic, 179 mungojnë në apel, 5 orë e gjysëm seancë pyetjesh me kapitenin

redaktor

Janë 179 udhëtarë që mungojnë në apel nga ata që janë shpëtuar prej tragetit Norman Atlantic – raporton agjensia italiane e lajmeve ANSA.

Bilanci provizor zyrtar i tragjedisë aktualisht është 11 viktima.

Mbrëmë në darkë ka mbërritur në portin e Brindizit anija San Giorgio, me rreth 200 persona në bord.

Gjatë natës është marrë në pyetje në Bari komandanti i Norman Atlantic, Argilio Giacomazzi.

Për rreth 5 orë e gjysëm ai u është përgjigjur pyetjeve të hetuesve.

Ai akuzohet për vrasje të shumëfishtë – raporton ANSA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *