Mbërrin 2015, Zelanda e Re dhe Australia presin vitin e ri

redaktor

Teksa gjithë bota po përgatitet për të mirëpritur vitin e ri, 2015 ka shkelur fillimisht në Zelandën e Re. Qindra persona e kanë pritur me entuziazëm vitin e ri, ndërkohë që autoritetet e Zelandës së Re organizuan një superspektakël me fishekzjarrë.

2015 trokiti në orën 12 sipas orës sonë teksa një orë gjigande në Sky Towerin e Auckland-it numëroi mbrapsht minutat, të cilat u finaziluan me një shpërthim spektakolar të fishekzjarreve.

Ndërkohë në Sindei të Autralisë 1.5 milion vetë pritën vitin e ri në brigjet e metropolit ndërsa shijuan edhe fishkezjarret e famshme të Australisë në ekranet gjigandë që janë vendosur pikërisht me këtë rast.

Në Brazil, më shumë se një milion perosna  do të mblidhen në plazhin e famshëm të Copacabanas në Rio de Janiero, ndërsa Njujorkezët do të presin në temperatura të ulëta 2015, pikërisht në Times Square.

Fatkeqësisht, indonezia i ka anulluar të gjitha festimet, si pasojë e tragjedisë së avionit që u rrëzua në det me 160 persona në bord.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *