Teksa gjithë bota po përgatitet për të mirëpritur vitin e ri, 2015 ka shkelur fillimisht në Zelandën e Re. Qindra persona e kanë pritur me entuziazëm vitin e ri, ndërkohë që autoritetet e Zelandës së Re organizuan një superspektakël me fishekzjarrë.
2015 trokiti në orën 12 sipas orës sonë teksa një orë gjigande në Sky Towerin e Auckland-it numëroi mbrapsht minutat, të cilat u finaziluan me një shpërthim spektakolar të fishekzjarreve.
Ndërkohë në Sindei të Autralisë 1.5 milion vetë pritën vitin e ri në brigjet e metropolit ndërsa shijuan edhe fishkezjarret e famshme të Australisë në ekranet gjigandë që janë vendosur pikërisht me këtë rast.
Në Brazil, më shumë se një milion perosna do të mblidhen në plazhin e famshëm të Copacabanas në Rio de Janiero, ndërsa Njujorkezët do të presin në temperatura të ulëta 2015, pikërisht në Times Square.
Fatkeqësisht, indonezia i ka anulluar të gjitha festimet, si pasojë e tragjedisë së avionit që u rrëzua në det me 160 persona në bord.
