Larg vëmendjes së medias, pa kostum e gravatë e ka nisur ditën e parë të punës për këtë vit kryeministri Rama.
Jo nga Tirana por nga qyteti bregdetar i Durrësit, ku ka inpsektuar punimet në Sheshin “Liria”.
I njohur për kujdesin që ka për investimet publike, ai ka preferuar të kthehet sërisht për të parë një ndër investimet e qeverisë që synojnë rehabilitimin e këtij sheshi.
Me ecurinë e deritanishme të punimeve e ka njohur kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, që e shoqëronte sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela.
Shëtitja e Kryeministrit në shesh tërhoqi jo pak vëmendjen e banorëve të cilët u ndalën për ta përshëndetur.
Kjo është hera e dytë që kreu i qeverisë inspekton punimet në sheshin “Liria”. Punimet për rikualifikimit e këtij sheshi kanë nisur pesë muaj më parë dhe pritet të përfundojnë brenda një afati kohor prej 12 muajsh.

“Gjeagjeze”
Pervec kryeministrit dhe kryebashkiakut, po drejtori OSHEE cfare lidhje ka me sheshin “Liria” ne Durres. A di te ma thote njeri, apo ta them vet?
Sheshi Iliria ne rregull ishte.Futu pak ne rrugicat e lagjeve te te zere lemeria e po na thyhen makinat.
Ka qene nen efektin e droges e nuk din se cfar po bene.