Rama inspekton punimet në sheshin “Liria” në Durrës

Dita

Larg vëmendjes së medias, pa kostum e gravatë e ka nisur ditën e parë të punës për këtë vit kryeministri Rama.

Jo nga Tirana por nga qyteti bregdetar i Durrësit, ku ka inpsektuar punimet në Sheshin “Liria”.

I njohur për kujdesin që ka për investimet publike, ai ka preferuar të kthehet sërisht për të parë një ndër investimet e qeverisë që synojnë rehabilitimin e këtij sheshi.

Me ecurinë e deritanishme të punimeve e ka njohur kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, që e shoqëronte sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Adrian Çela.

Shëtitja e Kryeministrit në shesh tërhoqi jo pak vëmendjen e banorëve të cilët u ndalën për ta përshëndetur.

Kjo është hera e dytë që kreu i qeverisë inspekton punimet në sheshin “Liria”. Punimet për rikualifikimit e këtij sheshi kanë nisur pesë muaj më parë dhe pritet të përfundojnë brenda një afati kohor prej 12 muajsh.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *