“Bushatllinjtë” dhe një i zhgënjyer

redaktor

A mund të më thotë dikush se për çfarë është shquar ky Mehdi Bushati, cili është ky kontribut i “madh”, “i shquar” i tij, në të gjitha kohët, para e pas viteve 90-të, sa sot qeveria ta shpërblejë me pension të posaçëm?! Si intelektual dhe inxhinier gjeolog me profesion që për 20 vjet kam punuar maleve duke sakrifikuar jetën familjare e dhënë të mira materiale shtetit dhe shoqërisë të asaj kohe, sot ndjehem i zhgënjyer, i hidhëruar, i ofenduar… sepse edhe një rast i vetëm, e bën të drejtën e të vërtetën, të gabuar e të hidhur. Mehdiu le t’i marrë ato para, por ta dijë që janë haram.

P.s. Do isha kurioz të di opinionin e intelektualëve për këtë rast, thjesht në parim, që në të ardhmen “bushatllinj” të tjerë mos shpërblehen materialisht kur nuk janë shquar moralisht!

 

Letër e nënshkruar,

Thimjo Nathanaili

Share This Article
2 Comments
  • Edhe mua m’u duk i çuditshëm ky pension i posaçëm! Burrë i mirë më ështe dukur por tjetër gjë është burrë i mirë dhe tjetër gjë të jesh burrë me kontribute të shquara. Nuk di të jetë shquar më shumë sesa masa tjetër e intelektualëve te nivelit të tij? Tung!

  • @@@ Edhe mua m’u duk i çuditshëm ky pension i posaçëm! Burrë i mirë më ështe dukur por tjetër gjë është burrë i mirë dhe tjetër gjë të jesh burrë me kontribute të shquara. Nuk di të jetë shquar më shumë sesa masa tjetër e intelektualëve te nivelit të tij? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *