A mund të më thotë dikush se për çfarë është shquar ky Mehdi Bushati, cili është ky kontribut i “madh”, “i shquar” i tij, në të gjitha kohët, para e pas viteve 90-të, sa sot qeveria ta shpërblejë me pension të posaçëm?! Si intelektual dhe inxhinier gjeolog me profesion që për 20 vjet kam punuar maleve duke sakrifikuar jetën familjare e dhënë të mira materiale shtetit dhe shoqërisë të asaj kohe, sot ndjehem i zhgënjyer, i hidhëruar, i ofenduar… sepse edhe një rast i vetëm, e bën të drejtën e të vërtetën, të gabuar e të hidhur. Mehdiu le t’i marrë ato para, por ta dijë që janë haram.
P.s. Do isha kurioz të di opinionin e intelektualëve për këtë rast, thjesht në parim, që në të ardhmen “bushatllinj” të tjerë mos shpërblehen materialisht kur nuk janë shquar moralisht!
Letër e nënshkruar,
Thimjo Nathanaili

Edhe mua m’u duk i çuditshëm ky pension i posaçëm! Burrë i mirë më ështe dukur por tjetër gjë është burrë i mirë dhe tjetër gjë të jesh burrë me kontribute të shquara. Nuk di të jetë shquar më shumë sesa masa tjetër e intelektualëve te nivelit të tij? Tung!
@@@ Edhe mua m’u duk i çuditshëm ky pension i posaçëm! Burrë i mirë më ështe dukur por tjetër gjë është burrë i mirë dhe tjetër gjë të jesh burrë me kontribute të shquara. Nuk di të jetë shquar më shumë sesa masa tjetër e intelektualëve te nivelit të tij? Tung!