Ishte parashikuar një takim zyrtar përgjatë vizitës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta në Maqedoni, por një aksident që përfshiu mjetin e Ali Ahmetit përgjatë rrugës drejt zyrës së tij në Tetovë, ka anuluar gjithçka.
Më pas ishte Meta që viziton kryetarin e BDI-së në spital, ku po merr ndihmën e parë dhe është jashtë çdo rreziku.
Vetë Ahmeti publikoi një foto nga takimi me mikun e vjetër Meta.
“Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë”, shkruan Ahmeti në FB.
