Ahmeti takohet me Metën në spital pas aksidentit

redaktor

Ishte parashikuar një takim zyrtar përgjatë vizitës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta në Maqedoni, por një aksident që përfshiu mjetin e Ali Ahmetit përgjatë rrugës drejt zyrës së tij në Tetovë, ka anuluar gjithçka.

Më pas ishte Meta që viziton kryetarin e BDI-së në spital, ku po merr ndihmën e parë dhe është jashtë çdo rreziku.

Vetë Ahmeti publikoi një foto nga takimi me mikun e vjetër Meta.

Megjithatë, takimin me Ilirin, mikun tim të vjetër, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, e realizova sot edhe pse në kushte pak më ndryshe nga ato që i kishim paraparë”, shkruan Ahmeti në FB.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *