Ambasada e SHBA ka reaguar duke u shprehur se dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulmet e veçuara sot në Tiranë.
“Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme.
Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
