Ambasada e SHBA dënon sulmet me tritol

redaktor

Ambasada e SHBA  ka reaguar duke u shprehur se dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulmet e veçuara sot në Tiranë.

“Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme.

Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *