Policia ka ndaluar dy persona të tjerëpër grabitjen e “Union Bank”, ndodhur tre ditë më parë në Tiranë.
Mësohet se policia ka ndaluar sot drejtorin e departamentit të sigurimit.
Në pranga ka përfunduar edhe shoqëruesi i vlerave monetare pranë Union Bank, 50- vjeçari Robert Fetahu, duke e çuar kështu në 8 numrin e të arrestuarve për këtë grabitje.
“Në vijim të hetimeve për zbardhjen e vjedhjes me armë të “Union Bank” e ndodhur më datën 13.02.2015, nga ana e Specialistëve të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
Qirjako Sotir Taçe, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor Departamentit të sigurimit të Bankës.
Robert Anesti Fetah, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke.
Këto shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunim me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni,” thuhet në deklaratën e policisë.

Kontrolloni trimat e Ilir Mutes ai i pelqen pjatat e kripura mire!
Jo t’i kontrolloje, por duhet t’i skanoje dhe ka per te gjetur ate qe n uk ua pret mendja. Ilir Floriri mund te beje gjithcka.