Të tjera arrestime për grabitjen e bankës në Tiranë

Bledar Lumani

Policia ka ndaluar dy persona të tjerëpër grabitjen e “Union Bank”, ndodhur tre ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se policia ka ndaluar sot drejtorin e departamentit të sigurimit.

Në pranga ka përfunduar edhe shoqëruesi i vlerave monetare pranë Union Bank, 50- vjeçari Robert Fetahu, duke e çuar kështu në 8 numrin e të arrestuarve për këtë grabitje.

“Në vijim të hetimeve për zbardhjen e vjedhjes me armë të “Union Bank” e ndodhur më datën 13.02.2015, nga ana e Specialistëve të Seksionit  Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë u bë ndalimi i shtetasve për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

Qirjako Sotir Taçe, 54 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor Departamentit të sigurimit të Bankës.

Robert Anesti Fetah, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shoqërues i vlerave monetare pranë kësaj banke.

Këto shtetas janë të dyshuar se kanë bashkëpunim me autorët e ngjarjes, duke mos ushtruar kompetencat e tyre, si detyrë funksionale, dyshohet se kanë ofruar mundësimin apo krijimin e kushteve për dhënie informacioni,” thuhet në deklaratën e policisë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *