Mourinho ka një lajm të keq për tifozët e Chelsea-t

redaktor

Trajneri Jose Mourinho ka dhënë një goditje të madhe për tifozët e Chelsea-t, duke thënë se mesfushori Cesc Fabregas mund të mungojë në takimin e sotëm ndaj PSG-së.

“Fabregas është i sëmurë. Me të në lojë, ne jemi një skuadër krejtësisht tjetër, nuk them më të mirë apo më të keq, por më ndryshe. 

Ai është sëmurë dhe është në dyshim për takimin e sotëm.

Pa të në skuadër, ne e humbasim shpesh kontrollin e lojës. Ndërsa, me Fabregasin në lojë, ne kemi më shumë kontroll. Ai e kontrollon mirë lojën”, përfundoi trajneri portugez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *