Trajneri Jose Mourinho ka dhënë një goditje të madhe për tifozët e Chelsea-t, duke thënë se mesfushori Cesc Fabregas mund të mungojë në takimin e sotëm ndaj PSG-së.
“Fabregas është i sëmurë. Me të në lojë, ne jemi një skuadër krejtësisht tjetër, nuk them më të mirë apo më të keq, por më ndryshe.
Ai është sëmurë dhe është në dyshim për takimin e sotëm.
Pa të në skuadër, ne e humbasim shpesh kontrollin e lojës. Ndërsa, me Fabregasin në lojë, ne kemi më shumë kontroll. Ai e kontrollon mirë lojën”, përfundoi trajneri portugez.
