Gjykata Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, njohur si CAS do të dëgjojë më 16 dhe 17 prill Serbinë dhe Shqipërinë në lidhje me incidentin e ndodhur në takimin Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar në stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit është nisur njoftimi për nisjen e seancave gjyqësore në këto data.
FSHF i ka ankimuar vendimet e të dyja komisioneve të UEFA-s, si të Disiplinës ashtu edhe të Apelit. Shqipëria kërkon tri pikët në tavolinë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë nga huliganët që hynë në fushën e lojës, për shkak të hedhjes së sendeve të forta dhe flakadanëve në fushë dhe për koret me fyerje raciste, që kanë vazhduar gjatë gjithë kohës.
Fillimisht Disiplina e më pas Apeli dënuan Shqipërinë me humbje të ndeshjes në tavolinë për shkak të refuzimit për të ridalë në fushë. Serbisë iu dha fitorja 3-0, por iu zbritën 3 pikë për incidentet e shkaktuara.

Keto gjykata,me vendimet qe japin,tregojne veprime prej injoranti.
Kur thone qe ekipit Serb ju hoqen 3 pike per dhune te tifozeve,cfare kane parasysh?
Mos valle mendojne qe tifozet dhunuan ekipin e tyre Serb?
Atehere,si mundet qe te pritet qe nje ekip mik,te luaj futboll ne kushtet e dhunes,per te cilen eshte vertetuar se eshte ushtruar,sepse eshte dhene nje vendim qe ka te beje me dhunen nga tifozet ne fushen e lojes.
Besoj qe gjykata e Lozanes,do e marri parasysh kete fakt!
CAS ka listen e proceseve deri me daten 22 Maj ne website-in e tyre. Procesi i ndeshjes se Shqiperise nuk egziston ne asnje nga datat ne Prill.
http://www.tas-cas.org/en/general-information/news-detail/article/cas-hearings-2.html