Më 17 prill procesi në CAS; Shqipëria kërkon 3 pikë

redaktor

Gjykata Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, njohur si CAS do të dëgjojë më 16 dhe 17 prill Serbinë dhe Shqipërinë në lidhje me incidentin e ndodhur në takimin Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar në stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit është nisur njoftimi për nisjen e seancave gjyqësore në këto data.

FSHF i ka ankimuar vendimet e të dyja komisioneve të UEFA-s, si të Disiplinës ashtu edhe të Apelit. Shqipëria kërkon tri pikët në tavolinë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë nga huliganët që hynë në fushën e lojës, për shkak të hedhjes së sendeve të forta dhe flakadanëve në fushë dhe për koret me fyerje raciste, që kanë vazhduar gjatë gjithë kohës.

Fillimisht Disiplina e më pas Apeli dënuan Shqipërinë me humbje të ndeshjes në tavolinë për shkak të refuzimit për të ridalë në fushë. Serbisë iu dha fitorja 3-0, por iu zbritën 3 pikë për incidentet e shkaktuara.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Keto gjykata,me vendimet qe japin,tregojne veprime prej injoranti.
    Kur thone qe ekipit Serb ju hoqen 3 pike per dhune te tifozeve,cfare kane parasysh?
    Mos valle mendojne qe tifozet dhunuan ekipin e tyre Serb?
    Atehere,si mundet qe te pritet qe nje ekip mik,te luaj futboll ne kushtet e dhunes,per te cilen eshte vertetuar se eshte ushtruar,sepse eshte dhene nje vendim qe ka te beje me dhunen nga tifozet ne fushen e lojes.
    Besoj qe gjykata e Lozanes,do e marri parasysh kete fakt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *