Fronin në Bashkinë e Fierit e synojnë një pjesë e mirë e deputetëve të së majtës dhe të djathtës shqiptare. Reduktimi i numrit të njësive vendore dhe krijimi i bashkie të mëdha do të detyrojë partitë politike të hedhin në betejën elektorale figura të provuara nga zgjedhjet e mëparshme dhe për këtë, deputetët shihen si karta më e mirë e mundshme për të bindur elektoratin në zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.
Degët e partive kanë nisur të studiojnë kandidatët e mundshëm potencialë që do t’u sillnin fitoren, pavarësisht ndarjes së re territoriale, raporton Shqip.
Kjo, pasi ndryshimi i njësive administrative dhe zgjerimi i tyre kërkon përllogaritje dhe drejtuesit e degëve të çdo partie po tregohen të kujdesshëm për të përzgjedhur individë me integritet e mbështetje të gjerë dhe me potenciale të shumanshme, përfshi edhe ato financiare. Qarku i Fierit që tashmë përbëhet nga 42 njësi vendore, gjashtë bashki dhe 36 komuna, me ndarjen e re do të ndahet në gjashtë njësi administrative.
BASHKIA FIER
Partia Socialiste
Armando Subashi, deputet i Partisë Socialiste
Ervin Koçi, deputet i Partisë Socialiste
Andius Olldashi, kryetari i PS-së së qytetit Fier, drejtues i Drejtorisë Rajonale të Ujësjellësit Fier
Salarjon Totaj, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Fier
Partia Demokratike
Krienko Mema, biznesmen, anëtar i këshillit të Bashkisë Fier
Luan Baçi, kryetari i PD-së së Fierit
Kozma Dashi, deputet i Partisë Demokratike
Suzana Numani, biznesmene
Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Robert Bitri, deputet i LSI-së
BASHKIA PATOS
Partia Socialiste
Rajmonda Balili, kryetare e Bashkisë Patos
Partia Demokratike
Luan Mustafaj, kryetari i degës së PD-së Patos
BASHKIA ROSKOVEC
Partia Socialiste
Majlinda Bufi, deputete e Partisë Socialiste
Flamur Mato, nën-kryetar i Bashkisë Fier
Partia Demokratike
Gëzim Çaushi, kryetari i Bashkisë Roskovec
BASHKIA LUSHNJË
Partia Socialiste
Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnjë
Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Tatjana Nurçe, biznesmene, administratore e bar-restorant “Blerimi”
Partia Demokratike
Darien Xhindole, djali i ish-deputetit Mevlan Xhindole
Osman Shehu, biznesmen, sipërmarrës i pastrimit
Mylym Murrizi, kryetari i degës së PD-së Lushnjë
BASHKIA DIVJAKË
Partia Socialiste
Fredi Kokoneshi, kryetari i Bashkisë Divjakë
Partia Demokratike
Irakli Gorreja, ish-kryetar i Bashkisë së Divjakës
Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim
Astrit Dervishi, kryetari i Komunës Tërbuf
BASHKIA E MALLAKASTRËS
Partia Socialiste
Ilir Çela, kryetari i Bashkisë Ballsh
Pajtim Ismaili, kryetari PS-së së Rrethit Mallakastër
Zamir Malasi, kryetari i PS-së së qytetit
Ilir Çela, kryetari i Bashkisë Ballsh
Eqerem Beqiraj, kryetari i Komunës Hekal
Partia Demokratike
Agron Kapllani, kryetari i Komunës Qendër Mallakastër
Arjan Llanaj, kryetari i degës së PD-së

Per bashkine Fier keni harruar ate qe do te behet kryetar i bashkise Fier. Ilirian Celibashi.
O Dreni mire e ke ti vlla, por Iliriani u largua nga te qenit ministër dhe deputet pasi kushedi ka pare, degjuar, vertetuar gjera te pakendeshme prane PS Fier.
Sigurisht do te ishte IDEALE PER FIERIN! qe Iliriani te kanditoje per Fierin.
Per bashkine Mallakaster per subjektin PS ka ka vetem nje kanditatire fituese. Ai eshte Ilir Xhafo Çela. Çdo kanditature tjeter do te ngrinte Flamurin blu ne kete treve Heroike Tre beslidhjeve te burrave te Mallakastres.
Fate Velaj ne Vlore?
Hahahahahaha !
Iken nje i korruptuar dhe vjen nje psikopat…
Iken nje hajdut dhe vjen nje idiot!
Iken nje çoban dhe vjen nje elektriçist…