Emrat e PS dhe PD për qarkun e Fierit. Deputetët që mund të lënë mandatet

Dita

Fronin në Bashkinë e Fierit e synojnë një pjesë e mirë e deputetëve të së majtës dhe të djathtës shqiptare. Reduktimi i numrit të njësive vendore dhe krijimi i bashkie të mëdha do të detyrojë partitë politike të hedhin në betejën elektorale figura të provuara nga zgjedhjet e mëparshme dhe për këtë, deputetët shihen si karta më e mirë e mundshme për të bindur elektoratin në zgjedhjet e ardhshme lokale të 21 qershorit.

Degët e partive kanë nisur të studiojnë kandidatët e mundshëm potencialë që do t’u sillnin fitoren, pavarësisht ndarjes së re territoriale, raporton Shqip.

Kjo, pasi ndryshimi i njësive administrative dhe zgjerimi i tyre kërkon përllogaritje dhe drejtuesit e degëve të çdo partie po tregohen të kujdesshëm për të përzgjedhur individë me integritet e mbështetje të gjerë dhe me potenciale të shumanshme, përfshi edhe ato financiare. Qarku i Fierit që tashmë përbëhet nga 42 njësi vendore, gjashtë bashki dhe 36 komuna, me ndarjen e re do të ndahet në gjashtë njësi administrative.

BASHKIA FIER

 Partia Socialiste

Armando Subashi, deputet i Partisë Socialiste

Ervin Koçi, deputet i Partisë Socialiste

Andius Olldashi, kryetari i PS-së së qytetit Fier, drejtues i Drejtorisë Rajonale të Ujësjellësit Fier

Salarjon Totaj, drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Fier

Partia Demokratike

Krienko Mema, biznesmen, anëtar i këshillit të Bashkisë Fier

Luan Baçi, kryetari i PD-së së Fierit

Kozma Dashi, deputet i Partisë Demokratike

Suzana Numani, biznesmene

Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Robert Bitri, deputet i LSI-së

BASHKIA PATOS

 Partia Socialiste

 Rajmonda Balili, kryetare e Bashkisë Patos

Partia Demokratike

Luan Mustafaj, kryetari i degës së PD-së Patos

BASHKIA ROSKOVEC

 Partia Socialiste

Majlinda Bufi, deputete e Partisë Socialiste

Flamur Mato, nën-kryetar i Bashkisë Fier

Partia Demokratike

Gëzim Çaushi, kryetari i Bashkisë Roskovec

BASHKIA LUSHNJË

 Partia Socialiste

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnjë

Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Tatjana Nurçe, biznesmene, administratore e bar-restorant “Blerimi”

Partia Demokratike

Darien Xhindole, djali i ish-deputetit Mevlan Xhindole

Osman Shehu, biznesmen, sipërmarrës i pastrimit

Mylym Murrizi, kryetari i degës së PD-së Lushnjë

BASHKIA DIVJAKË

 Partia Socialiste

 Fredi Kokoneshi, kryetari i Bashkisë Divjakë

Partia Demokratike

Irakli Gorreja, ish-kryetar i Bashkisë së Divjakës

Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim

 Astrit Dervishi, kryetari i Komunës Tërbuf

BASHKIA E MALLAKASTRËS

 Partia Socialiste

Ilir Çela, kryetari i Bashkisë Ballsh

Pajtim Ismaili, kryetari PS-së së Rrethit Mallakastër

Zamir Malasi, kryetari i PS-së së qytetit

Ilir Çela, kryetari i Bashkisë Ballsh

Eqerem Beqiraj, kryetari i Komunës Hekal

Partia Demokratike

Agron Kapllani, kryetari i Komunës Qendër Mallakastër

Arjan Llanaj, kryetari i degës së PD-së

Share This Article
4 Comments
    • O Dreni mire e ke ti vlla, por Iliriani u largua nga te qenit ministër dhe deputet pasi kushedi ka pare, degjuar, vertetuar gjera te pakendeshme prane PS Fier.
      Sigurisht do te ishte IDEALE PER FIERIN! qe Iliriani te kanditoje per Fierin.

  • Per bashkine Mallakaster per subjektin PS ka ka vetem nje kanditatire fituese. Ai eshte Ilir Xhafo Çela. Çdo kanditature tjeter do te ngrinte Flamurin blu ne kete treve Heroike Tre beslidhjeve te burrave te Mallakastres.

  • Fate Velaj ne Vlore?
    Hahahahahaha !
    Iken nje i korruptuar dhe vjen nje psikopat…
    Iken nje hajdut dhe vjen nje idiot!
    Iken nje çoban dhe vjen nje elektriçist…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *