Zgjedhjet, Meta: Për Tiranën i takon PS-së për të bërë propozimin e parë

Dita

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi këtë të hënë në mbrëmje në një intervistë televizive se Tirana i takon PS-së.

I pyetur në TV Klan nëse LSI do të japë kandidaturën e saj për Tiranën,  Meta tha se “i takon PS për të marrë përsipër propozimin e parë”.

Pjesë nga intervista:

Të kthehemi tek zgjedhjet zoti Meta. A i keni mbyllur marrëveshjet me zotin Rama?

Ilir Meta: Jam mjaft tip fleksibël për marrëveshje. Edhe me Doktorin s’kemi pas probleme.

Cilat janë zonat?

Ilir Meta: Ne do të përqendrohemi tek kandidat më përfaqësues e jo tek zonat.

Tirana a mbetet një nga bastionet apo do t’i mbetet PS?

Ilir Meta: Tirana është një përgjegjësi shumë e madhe dhe besoj se i takon PS për të bërë propozimin e parë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë…

Do jepni ju ok për çdo emër?

Ilir Meta: Mendoj se fryma e konsensusit do të funksionojë. Shikoj që edhe interesimi i Ramës është që të gjejë kandidatët më përfaqësues siç është edhe reforma administrativo­territoriale. Kjo falë edhe njerëzve që do të zgjidhen.

 

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *