Kryetari i LSI-së, Ilir Meta deklaroi këtë të hënë në mbrëmje në një intervistë televizive se Tirana i takon PS-së.
I pyetur në TV Klan nëse LSI do të japë kandidaturën e saj për Tiranën, Meta tha se “i takon PS për të marrë përsipër propozimin e parë”.
Pjesë nga intervista:
Të kthehemi tek zgjedhjet zoti Meta. A i keni mbyllur marrëveshjet me zotin Rama?
Ilir Meta: Jam mjaft tip fleksibël për marrëveshje. Edhe me Doktorin s’kemi pas probleme.
Cilat janë zonat?
Ilir Meta: Ne do të përqendrohemi tek kandidat më përfaqësues e jo tek zonat.
Tirana a mbetet një nga bastionet apo do t’i mbetet PS?
Ilir Meta: Tirana është një përgjegjësi shumë e madhe dhe besoj se i takon PS për të bërë propozimin e parë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë…
Do jepni ju ok për çdo emër?
Ilir Meta: Mendoj se fryma e konsensusit do të funksionojë. Shikoj që edhe interesimi i Ramës është që të gjejë kandidatët më përfaqësues siç është edhe reforma administrativoterritoriale. Kjo falë edhe njerëzve që do të zgjidhen.

RROFTE RILINDJA E ILIR M…TIT.
Shume drejt ke folur po vetem me nje korrigjime te vogel(nese nuk do te akuzonte Doshi ti kurre nuk do te thoje qe tirana i takon Ps)pra kur te zene ngushte ti je gati ti shesesh te gjithe.
Zoti Mark Frroku je i tyrperuar per gjith jeten qe te ka mbetur te jetosh.