Dje Kuvendi votoi Pajtim Melanin me 74 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim si kryetarin e ri të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Në paraqitjen në Komisionin e Ekonomisë në fillim të kësaj jave kreu i ri i Autoritetit shprehu disa nga prioritetet për zhvillimin dhe zgjerimin e tregut të sigurimeve të detyrueshme dhe sidomos atyre vullnetare, zgjidhja e menjëhershme e problematikës së dëmeve të papaguara, realizimi dhe funksionimi në praktikë i sistemit Bonus-Malus, mbikëqyrja e tregut me fokus riskun etj.
Në tregun e letrave me vlerë, Melani ka parashtruar zhvillimin e tregut sekondar nëpërmjet nxitjes së transaksioneve dhe në tregun e pensioneve vullnetare kërkohet mbështetja e reformës në pensione dhe zhvillimi i tregut të pensioneve private, administrimin me efektivitet të fondeve të pensionit vullnetar, nëpërmjet diversifikimit të investimeve, me synim rritjen e kontributeve të bëra në fondin e pensionit.
Në paraqitjen para deputetëve, kreu i ri i Bordit të AMF ka vendosur theksin te mbikëqyrja e sektorit financiar jo bankar, i cili sipas tij ka nevojë të forcohet, veçanërisht në kushtet e një rritje të fortë të aseteve të Fondeve të Investimeve dhe plotësimin e kuadrit ligjor parësor për fondet e investimeve dhe plotësimi i kuadrit ligjor sekondar me rregullore të posaçme për likuiditetin dhe vlerësimin e aseteve sipas këshillave të FMN dhe BB.

Eshte njeriu me i afti dhe me i zgjuari .Njerez te till rall lindin NENAT SHQIPTARE.I uroj suksese ne jete pune dhe kudo.
Bravo pajtim je i madh dhe shume i zoti te urroj suksese .. Urrime per punen!!!!