Pajtim Melani votohet si kryetar bordi i AMF

redaktor

Dje Kuvendi votoi Pajtim Melanin me 74 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim si kryetarin e ri të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në paraqitjen në Komisionin e Ekonomisë në fillim të kësaj jave kreu i ri i Autoritetit shprehu disa nga prioritetet për zhvillimin dhe zgjerimin e tregut të sigurimeve të detyrueshme dhe sidomos atyre vullnetare, zgjidhja e menjëhershme e problematikës së dëmeve të papaguara, realizimi dhe funksionimi në praktikë i sistemit Bonus-Malus, mbikëqyrja e tregut me fokus riskun etj.

Në tregun e letrave me vlerë, Melani ka parashtruar zhvillimin e tregut sekondar nëpërmjet nxitjes së transaksioneve dhe në tregun e pensioneve vullnetare kërkohet mbështetja e reformës në pensione dhe zhvillimi i tregut të pensioneve private, administrimin me efektivitet të fondeve të pensionit vullnetar, nëpërmjet diversifikimit të investimeve, me synim rritjen e kontributeve të bëra në fondin e pensionit.

Në paraqitjen para deputetëve, kreu i ri i Bordit të AMF ka vendosur theksin te mbikëqyrja e sektorit financiar jo bankar, i cili sipas tij ka nevojë të forcohet, veçanërisht në kushtet e një rritje të fortë të aseteve të Fondeve të Investimeve dhe plotësimin e kuadrit ligjor parësor për fondet e investimeve dhe plotësimi i kuadrit ligjor sekondar me rregullore të posaçme për likuiditetin dhe vlerësimin e aseteve sipas këshillave të FMN dhe BB.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *