Më në fund Mesilës i pëlqen diçka

Dita

Mesila Doda vijon të jetë kundër lin­jës zyrtare të PD-së. Edhe dje ajo ka dhënë një vlerësim që partisë nuk ka për t’i pëlqyer fare. Ajo ka postuar një foto në Fa­cebook nga protesta e opozitës, ku disa va­jza protestojnë duke qëndruar përballë po­liceve të vendosura përpara kryeministrisë.

Për Dodën, kjo është Shqipëria e bukur dhe e civilizuar dhe shpreh bindjen se vendi ynë mund të bëhet më i mirë nga gratë dhe të rinjtë. “Kjo është Shqipëria që më pëlqen. E bukur, e civilizuar, me kurajo. Jam e bindur që vendi ynë bëhet më i mirë nga gratë dhe të rinjtë”, shkruan Doda në profilin e saj. Më në fund i pëlqeu diçka edhe Mesilës, se vetëm ankohet.

PD organizoi të enjten për­para kryeministrisë protestën kundër kreut të Kuvendit Ilir Meta. Megjithë dëshirat e shprehura nga Berisha për të pushtuar Kuv­endin deri në dorëheqjen e Metës, protesta shkoi mirë. Meritë e… grarisë.

Share This Article
1 Comment
  • Mesila o dhender camerie e ke te kote ik te Idrisi sa nuk eshte von se do perfundosh ne no nje tv me Qim Peken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *