Mesila Doda vijon të jetë kundër linjës zyrtare të PD-së. Edhe dje ajo ka dhënë një vlerësim që partisë nuk ka për t’i pëlqyer fare. Ajo ka postuar një foto në Facebook nga protesta e opozitës, ku disa vajza protestojnë duke qëndruar përballë policeve të vendosura përpara kryeministrisë.
Për Dodën, kjo është Shqipëria e bukur dhe e civilizuar dhe shpreh bindjen se vendi ynë mund të bëhet më i mirë nga gratë dhe të rinjtë. “Kjo është Shqipëria që më pëlqen. E bukur, e civilizuar, me kurajo. Jam e bindur që vendi ynë bëhet më i mirë nga gratë dhe të rinjtë”, shkruan Doda në profilin e saj. Më në fund i pëlqeu diçka edhe Mesilës, se vetëm ankohet.
PD organizoi të enjten përpara kryeministrisë protestën kundër kreut të Kuvendit Ilir Meta. Megjithë dëshirat e shprehura nga Berisha për të pushtuar Kuvendin deri në dorëheqjen e Metës, protesta shkoi mirë. Meritë e… grarisë.

Mesila o dhender camerie e ke te kote ik te Idrisi sa nuk eshte von se do perfundosh ne no nje tv me Qim Peken.