Rama: Opozita po sulmon Prokurorinë. Janë çetë e llumit dhe zullumit

redaktor

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si një sulm kundër Prokurorisë qëndrimin e opozitës mbrëmë në Këshillin e Mandateve dhe qëndrimin e mbajtur sot në Parlament, ku u miratua heqja e imunitetit të deputetëve Doshi e Frroku.

Duke ironizuar qëndrimin e Partisë Demokratike, Rama u shpreh se “Jemi pro, por jemi edhe kundër. Jemi në mbështetje të Institucioneve të drejtësisë, por jemi edhe përballë tyre. Ajo çfarë ndodhi dje dhe sot ishte një sulm ndaj Prokurorisë.”

Më tej, ai theksoi se qeveria është e pakënaqur nga puna e Prokurorisë, por asnjëherë nuk e ka penguar atë, ndërsa PD është shprehur më e kënaqur me punën e Prokurorisë.

Qëndrimin e opozitës, Rama e ka cilësuar si destabilizues për vendin, duke bërë krahasime me sjelljen e tyre të papranueshme sipas tij në Kuvend.

“PD-ja është kthyer në një çetë të llumit dhe të zullumit në Parlament. Edhe demi i Kopshtit Zoologjik nuk do të sillej si këta, nëse njëri nga këta nuk do të ishte kryebashkiak i Tiranës, – u shpreh Rama. – “Ne do vazhdojmë ti mirëpresim këtu. Por unë jam i bindur se do të vendosim një vijë të kuqe kësaj ane dhe asaj ane dhe kjo vijë e kuqe është rregullorja e Kuvendit. Ne vijmë këtu për të diskutuar ligjet, jemi të gatshëm ti dëgjojmë me orë tëra kur flasin për ligjet. Të gatshëm t’iu përgjigjemi për çdo interpelancë, pyetje,  të replikojmë  me seriozitetin dhe respektin më të madh për çdo alternativë të tyre sado e marrë që të jetë. Por ne nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë këta që marrin  fjalën për procedurë që të marrin peng parlamentin”.

Kryeministri tha se edhe pse ka pakënaqësi për punën e Prokurorisë për disa çështje të rëndësishme që janë akoma të pazbardhura, theksoi: “Mazhoranca në asnjë rast nuk e ka vënë në dyshim punën e Prokurorisë dhe nuk e ka sulmuar, por e kemi inkurajuar. E kemi mbështetur dhe nuk i jemi bërë asnjëherë pengesë politike”, – tha Rama.

Share This Article
5 Comments
  • *****…pro dhe kunder nuk ka !?njera perjashton tjetre ne çeshtjen DOSHI . Tjeter halle ,SHfuqizo ligjin ABSURDE mbi debite e urdhrit S.Serbit qe ka ndeshkuar dhe diskreminuar ishe ushtaraket ne rezerve dhe lirim te USHTRISE , DHE FORCAVE USHTARAKE TE REPUBLIKES SHQIPRISE.Kete premtim presin ushtaraket,tu ktheni debite qe kan ndeshkuar shume ushtarak qe jane ne veshtersi ekonomike,per shkak te largimit ne reform dhe lirim te tyre.@@@@@@@@@@@@

  • “Also sprach” krietari i cetes se qelbesirave qe eshte simboli i njeriut te dhunshem, sherraxhi, arrogant! Ne rast se na nxehet Balla apo ndonje Balle tjeter i forumit i kujtoj shprehjen e Likes se Mones ” me qetesi dhe me dashuri”.

  • O zoti K/minister, ketu me prokurorin e ke dhjere fare !!! Kjo prokurori te ben ”qejfin”
    me zullumqaret tuaj por kur vjen puna per superzullumqaret e bandes se PD, e ben
    veshin shurdher !!! Ku e ke ”Xhin Xhonin” ??? Ku i ke kriminelet e Gerdecit. ??? Ku
    i ke detfalesit, ku i ke kriminelet e 21 Janarit , ku i ke kryekriminelet e shqiptaeve ???
    Ku i ke ….ku i ke ….ku i ke ????
    ”Hengeshin koken e njeri-tjetrit ,tha Ai ”flok-kacurrelsi Strazimiri !!!
    Po kryekriminelet e PD kur do t’i vihen prangat ??? Nuk pyes vetem , por pyet i gjithe
    populli shqiptar , ato nje milion shuplaka qe ke kohe qe e ke harruar ta pemendesh si
    dikur ?! Atehere fill pas 23 qershorit , nje milion shuplakat i permendje ore e cast ,por
    tash e ke harruar kete fraze ?! Pse ? Pse ? Pse ????
    Coje ne vend ”amanetin ” e popullit shqiptar !!! Vicidolasi duhet perballet ”as soon as
    possible” me drejtesine ..!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *