Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Rama: Opozita po sulmon Prokurorinë. Janë çetë e llumit dhe zullumit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Rama: Opozita po sulmon Prokurorinë. Janë çetë e llumit dhe zullumit
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Rama: Opozita po sulmon Prokurorinë. Janë çetë e llumit dhe zullumit

redaktor
Published March 26, 2015
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si një sulm kundër Prokurorisë qëndrimin e opozitës mbrëmë në Këshillin e Mandateve dhe qëndrimin e mbajtur sot në Parlament, ku u miratua heqja e imunitetit të deputetëve Doshi e Frroku.

Duke ironizuar qëndrimin e Partisë Demokratike, Rama u shpreh se “Jemi pro, por jemi edhe kundër. Jemi në mbështetje të Institucioneve të drejtësisë, por jemi edhe përballë tyre. Ajo çfarë ndodhi dje dhe sot ishte një sulm ndaj Prokurorisë.”

Më tej, ai theksoi se qeveria është e pakënaqur nga puna e Prokurorisë, por asnjëherë nuk e ka penguar atë, ndërsa PD është shprehur më e kënaqur me punën e Prokurorisë.

Qëndrimin e opozitës, Rama e ka cilësuar si destabilizues për vendin, duke bërë krahasime me sjelljen e tyre të papranueshme sipas tij në Kuvend.

“PD-ja është kthyer në një çetë të llumit dhe të zullumit në Parlament. Edhe demi i Kopshtit Zoologjik nuk do të sillej si këta, nëse njëri nga këta nuk do të ishte kryebashkiak i Tiranës, – u shpreh Rama. – “Ne do vazhdojmë ti mirëpresim këtu. Por unë jam i bindur se do të vendosim një vijë të kuqe kësaj ane dhe asaj ane dhe kjo vijë e kuqe është rregullorja e Kuvendit. Ne vijmë këtu për të diskutuar ligjet, jemi të gatshëm ti dëgjojmë me orë tëra kur flasin për ligjet. Të gatshëm t’iu përgjigjemi për çdo interpelancë, pyetje,  të replikojmë  me seriozitetin dhe respektin më të madh për çdo alternativë të tyre sado e marrë që të jetë. Por ne nuk jemi të gatshëm të dëgjojmë këta që marrin  fjalën për procedurë që të marrin peng parlamentin”.

Kryeministri tha se edhe pse ka pakënaqësi për punën e Prokurorisë për disa çështje të rëndësishme që janë akoma të pazbardhura, theksoi: “Mazhoranca në asnjë rast nuk e ka vënë në dyshim punën e Prokurorisë dhe nuk e ka sulmuar, por e kemi inkurajuar. E kemi mbështetur dhe nuk i jemi bërë asnjëherë pengesë politike”, – tha Rama.

redaktor March 26, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • joy-721 says:
    March 26, 2015 at 7:55 pm

    ik ere i pabese,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • informatori TJETER says:
    March 26, 2015 at 10:13 pm

    Ik ore joi di cazzo !

    Reply
  • fteri says:
    March 27, 2015 at 9:07 am

    *****…pro dhe kunder nuk ka !?njera perjashton tjetre ne çeshtjen DOSHI . Tjeter halle ,SHfuqizo ligjin ABSURDE mbi debite e urdhrit S.Serbit qe ka ndeshkuar dhe diskreminuar ishe ushtaraket ne rezerve dhe lirim te USHTRISE , DHE FORCAVE USHTARAKE TE REPUBLIKES SHQIPRISE.Kete premtim presin ushtaraket,tu ktheni debite qe kan ndeshkuar shume ushtarak qe jane ne veshtersi ekonomike,per shkak te largimit ne reform dhe lirim te [email protected]@@@@@@@@@@@

    Reply
  • info analitike says:
    March 27, 2015 at 5:35 pm

    “Also sprach” krietari i cetes se qelbesirave qe eshte simboli i njeriut te dhunshem, sherraxhi, arrogant! Ne rast se na nxehet Balla apo ndonje Balle tjeter i forumit i kujtoj shprehjen e Likes se Mones ” me qetesi dhe me dashuri”.

    Reply
  • Alphade says:
    March 28, 2015 at 12:31 am

    O zoti K/minister, ketu me prokurorin e ke dhjere fare !!! Kjo prokurori te ben ”qejfin”
    me zullumqaret tuaj por kur vjen puna per superzullumqaret e bandes se PD, e ben
    veshin shurdher !!! Ku e ke ”Xhin Xhonin” ??? Ku i ke kriminelet e Gerdecit. ??? Ku
    i ke detfalesit, ku i ke kriminelet e 21 Janarit , ku i ke kryekriminelet e shqiptaeve ???
    Ku i ke ….ku i ke ….ku i ke ????
    ”Hengeshin koken e njeri-tjetrit ,tha Ai ”flok-kacurrelsi Strazimiri !!!
    Po kryekriminelet e PD kur do t’i vihen prangat ??? Nuk pyes vetem , por pyet i gjithe
    populli shqiptar , ato nje milion shuplaka qe ke kohe qe e ke harruar ta pemendesh si
    dikur ?! Atehere fill pas 23 qershorit , nje milion shuplakat i permendje ore e cast ,por
    tash e ke harruar kete fraze ?! Pse ? Pse ? Pse ????
    Coje ne vend ”amanetin ” e popullit shqiptar !!! Vicidolasi duhet perballet ”as soon as
    possible” me drejtesine ..!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?