Letër e nënshkruar
Luciano Golemi
Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
– Në Shqipëri. – A.Z.Çajupi
Do marr guximin e shfrenuar t’i bëj analizën këtyre vargjeve. Do thotë njerëzia, po ky hiçi kush është? Unë mund të jem “kushdo”, por e kam të pamundur të jem “askush”.
Në ç’vend kemi lerë? Aty ku na kanë dh**rë, në Shqipëri. Aty ku i varfri, do me piskat vrerin e lodhjes nga puna ndershme teksa shikon komshiun me makinë luksi. Kemi lindur këtu ku jeta e dikujt blihet, ndonëse thonë se jeta nuk ka çmim. Këtu or’ njerëz, ku idealet i përkasin deklaratave me ngjyra. Ideal me ngjyrë, vetëm këtu blen, shet. Kam lindur këtu ku pazaret bëhen mjaft me shprehjen: “ E kemi tonin”, “Është krahu ynë”.
Ku ai që punon me krahët e vet, mbijetesën pret. Po të shkojë më tutje, dikush e godet. Këtu kam lerë ku paraziti është “punëtor”, ku pushteti është i tillë, punëtor. Në Shqipëri kam lerë, vendin e ilirëve, ardianëve, dardanëve, molosëve, kaonëve që ngritën qytetërime, ne merremi me shtetrrethime.
Pazar pa kandar në Parlament kam parë, o burra të kalojmë ligjin se kemi ndeshje për të parë. Të rinjtë studioz e virtuoz i kanë flakur nën thundrat e të paaftëve. Vetëm këtu përbuzet i mençmi, këtu urrehet talenti. Këtu mungon alternativa. Eh ç’nuk mungon këtu…

Teper shkurt,zoteri.Megjithate kaq mjafton te kuptosh zallamahine qe ndodh ne shqiperi… (Y)
Eh,c’nuk mungon ketu…ato qe ke shkruar jane cereku…paske pene te forte gjithsesi.Komplimenta.. 🙂