Çdo tifoz me qeleshe në stadium

Dita

Stadiumi “Elbasan Arena” pritet që të ketë një skenografi vërtet të veçantë sot. I veshur kuq e zi, çdo spektator do të ketë në ndenjësen e tij edhe një qeleshe.

Ndërkohë, Elbasani është zgjuar kuq e zi sot. Tifozët e ardhur për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Armeni kanë pushtuar rrugët e qytetit që në orët e para te ditës te pajisur me famuj kuq e zi në duar. Shumë stenda me flamuj, kapele dhe simbole të kombëtares janë vendosur përgjatë bulevardit kryesor deri në hyrje të stadiumit.

Tifozë te shumte kanë preferuar qe të zbukurojnë edhe makinat e tyre kuq e zi dhe të enden rrugëve me himnin e ri të kombëtares. Policia ka marrë të gjitha masat duke vendosur postblloqe të shumta përgjatë rrugës që të çon në stadiumin “Elbasan Arena”.

16908_1111694238856608_8130301247589472676_n

 

1494451-610x400-610x340

Share This Article
4 Comments
  • pse nuk vazhdojme ta quajme ruzhdi bizhuta stadiumin e elbasanit.

    eshte akoma ai i vjeteri i ndertuar ne 1967, thjesht e kane lyer!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • shume arkaike,aspak moderne, eshte sikur gjithe italianet te paraqiten me kasketen siciliane apo gjithe austriaket me ate kapucin qe i varet ne sup…jetojme ne shekullin e 21…kjo levizja “plisat” te krijon dyshime sikur eshte e nxitur dhe financuar nga elemente pro-serbe qe kane gjetur plot useful idiots qe ti perdorin…

  • Qeleshet i perkasin folklorit. Ka menyra te tjera per tu paraqitur atdhedashes , pse jo dhe evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *