Stadiumi “Elbasan Arena” pritet që të ketë një skenografi vërtet të veçantë sot. I veshur kuq e zi, çdo spektator do të ketë në ndenjësen e tij edhe një qeleshe.
Ndërkohë, Elbasani është zgjuar kuq e zi sot. Tifozët e ardhur për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Armeni kanë pushtuar rrugët e qytetit që në orët e para te ditës te pajisur me famuj kuq e zi në duar. Shumë stenda me flamuj, kapele dhe simbole të kombëtares janë vendosur përgjatë bulevardit kryesor deri në hyrje të stadiumit.
Tifozë te shumte kanë preferuar qe të zbukurojnë edhe makinat e tyre kuq e zi dhe të enden rrugëve me himnin e ri të kombëtares. Policia ka marrë të gjitha masat duke vendosur postblloqe të shumta përgjatë rrugës që të çon në stadiumin “Elbasan Arena”.
pse nuk vazhdojme ta quajme ruzhdi bizhuta stadiumin e elbasanit.
eshte akoma ai i vjeteri i ndertuar ne 1967, thjesht e kane lyer!!!!!!!!!!!!!!!!!
shume arkaike,aspak moderne, eshte sikur gjithe italianet te paraqiten me kasketen siciliane apo gjithe austriaket me ate kapucin qe i varet ne sup…jetojme ne shekullin e 21…kjo levizja “plisat” te krijon dyshime sikur eshte e nxitur dhe financuar nga elemente pro-serbe qe kane gjetur plot useful idiots qe ti perdorin…
Shqiperi e Shqiptareve. Vdekje Tradhetareve.
Qeleshet i perkasin folklorit. Ka menyra te tjera per tu paraqitur atdhedashes , pse jo dhe evropiane.