6 piktura të piktorit impresionist francez Claude Monet janë në mesin e tablove që do të dalin në ankandin pranveror të arteve në Nju Jork. Këto piktura së bashku mund të shiten me çmim nga 78 deri në 110 milionë dollarë. Piktura e vitit 1905, “Zambakët e ujit” e Monet, që është mbajtur private që nga vitit 1955, vlerësohet se mund të kushtojë 30 deri në 45 milionë dollarë. Vitin e kaluar, 18 piktura të Monet janë shitur 190.5 milionë dollarë.
Milioneret skane ku i çojne paret dhe blejne piktura te vjetera.