Tirana nuk e humbi rastin për t’u afruar me kreun, duke fituar 2-1 ndaj Flamurtarit, për herë të parë në Vlorë pas 3 vjetësh. Golat e Muçës dhe Busic i dhanë tre pikët bardhebluve në një ndeshje të dominuar.
Përballë një Flamurtari të zhveshur nga objektivat, Tirana kërkonte maksimumin në Vlorë dhe ndeshja nisi menjëherë në mënyrën e duhur për ekipin e Maganit, që kaloi përpara që në të minutën e 2-të me anë të golit të Muçës.
Epërsia i dha Tiranës sigurinë dhe para pushimit në më shumë se një rast bardheblutë patën shansin për të dyfishuar. Në të 24-trën, ishte Lika që shpëtoi portën nga goli i Takut, ndërsa në të 30-tën, golit ju afrua dhe Muzaka. Pritjen më të bukur të pjesës së parë Lika e realizoi në të 32-tën. Ndikumana hyri në zonë dhe goditi fortë me topin që u devijua te Arbri përpara se të largohej në goditje këndi nga portieri vlonjatëve. Pjesa e dytë nisi ashtu si e para me gol, vetëm se këtë herë ishte Flamurtari që shënoi me Bregun, që shfrytëzoi një pasim të Duval dhe një gabim të Kërçikut.
Barazimi i shifrave megjithatë nuk e uli ritmin e Tiranës, me Muzaka që brenda dy minutash (54, 56) ju afrua sërish epërsisë. Atë që nuk bëri Muzaka e bëri blerja më e përfolur e Tiranës këtë verë, Busic që në të 57-tën riktheu përpara kryeqytetasit.
Tirana vazhdoi të sulmonte por në të 66-tën rrezikoi të pësonte me Bakaj, që ndërhyri saktë në dy raste duke larguar rrezikun. Në të 82-tën, Busic ju afrua golit të dytë personal por goditi ngjitur me shtyllën por dhe Flamurtari nuk hoqi dorë nga ndeshja dhe në të 85-tën rrezikoi sërish me Buvalin. Në të 86-tën debutoi dhe 18-vjecari Halili, djali i presidentit bardheblu, që nga tribuna u shfaq jo pak i emocionuar. Vërshëllima e fundit e kryesorit konfirmoi fitoren e Tiranës, që afrohet tashmë 4 pikë me kreun.
U bene shume vite
qe nuk tè kam par
malli m’è ka djegur
per ty flamurtar! .
Tè kisha né zemer
bashke me tè tjere
né ate stadium
te ndiqja perhere! .
Kudo qe ti shkoje
dimer e behare
tè vija nga mbrapa
si sheleg manar! .
Ti ishe elita
e futbollit tone
emri yt tmerroi
shume né Barcelone!
Emri yt terboi
ish – Jugosllavine
né syte e gjithe botes
ngriti Shqiperine!
Ti ishe skuadra
qe rrije ne krye
né ekipin tend
kishte vetem yje! .
Sot kam nostalgji
per kohen e shkuar
per shkelqimin tend
qe ka perenduar…..
Sido qe tè jesh
je skuadra ime
ke perhere nje vend
thelle né
pordhe me rigon, si eshte katandisur qyteti eshte katandisur dhe sporti