“Selman Stërmasi”, gati sezonin tjetër

redaktor

Kryeqytetit do t’i shtohet një tjetër stadium sezonin e ardhshëm.

Në “Selman Stërmasi” po punohet për rikonstruksionin e tij prej disa muajsh. 9600 ndenjëse do të vendosen në arenën e futbollit ku do të luajë takimet e saj Tirana.

Këto së bashku me fushën e re do të ofrohen nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në dallim nga “Elbasan Arena” dhe stadiumi “Qemal Stafa”, tapeti i gjelbër do të vijë nga Italia dhe jo nga Greqia.

Stadiumi “Selman Stërmasi” është ndërtuar në fundin e viteve 50’ dhe ky është rinovimi më i rëndësishëm që po kryhet këtij impianti.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *