Afrimi i lindjes së fëmijës së dytë të Uilliam dhe Kate, duket se nuk ka lënë indiferent dhe kompanitë e basteve.
Në pritje të lindjes, emrat më të përfolur në rast se do të jetë një vajzë,j anë Alice, Charlotte dhe Elizabeth.
Duket se është Uilliam, ai që kërkon më shumë emrin Elizabeth, ndërsa Kate do diçka më të thjeshtë dhe origjinale.
Sipas gazetave angleze, emri i Mbretëreshës, do të ishte një peshë e rëndë për vajzën gjatë gjithë jetës së saj.
Hidhet poshtë mundësia e emrit Diana, si ishte përfolur më parë.
Në rastin e kundërt, emrat më të përfolur, janë James dhe Arthur.